Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë hedh poshtë kërkesën e Izraelit: Netanyahu të ndalojë tani gjenocidin në Gaza

GJND vendosi se nuk do të hedhë poshtë çështjen e gjenocidit me kërkesë të Izraelit.

“Gjykata konsideron se nuk mund të pranojë kërkesën e Izraelit që çështja të hiqet nga lista e përgjithshme,” thotë gjyqtari Joan E. Donoghue.

Donoghue u shpreh se gjykata arrin në përfundimin se ka juridiksion “prima facie” (ose shikim të parë) për këtë çështje, që do të thotë se mund të vazhdojë me shqyrtimin.

Këtu janë masat e përkohshme që ka marrë gjykata:

1- Izraeli duhet të marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo akt që mund të konsiderohet gjenocid – vrasja e anëtarëve të një grupi, shkaktimi i lëndimeve trupore, shkaktimi i kushteve të krijuara për të shkaktuar shkatërrimin e një grupi, parandalimi i lindjeve

2- Izraeli duhet të sigurojë që ushtria e tij të mos kryejë akte gjenocidale

3- Izraeli duhet të parandalojë dhe ndëshkojë çdo koment publik që mund të konsiderohet si nxitje për të kryer gjenocid në Gaza

4- Izraeli duhet të marrë masa për të siguruar akses humanitar

5- Izraeli duhet të parandalojë çdo shkatërrim të provave që mund të përdoren në një rast gjenocidi

6- Izraeli duhet të paraqesë një raport në gjykatë brenda një muaji nga dhënia e këtij urdhri

Gjykata shprehu gjithashtu shqetësim të madh për fatin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.