Melania Trump e munguara e madhe e fushatës presidenciale
Donald Trump fitoi parapraket republikane presidenciale në Iowa dhe New Hampshire dhe tani po sheh vetëm përpara.
Ai pati atje dy fitore të konsideruara historike. Megjithatë, bashkëshortja, Melania Trump, mungonte.
Ish-Zonja e Parë nuk ka marrë pjesë ende në ndonjë ngjarje të fushatës zgjedhore dhe për momentin duket se preferon të qëndrojë larg vëmendjes.
Një mungesë që bie në sy, ajo e Melania Trump, aq shumë sa së fundmi ish-presidenti u detyrua të sqaronte se ”ajo do të luajë gjithmonë rolin që ka luajtur”.
”Edhe ajo dëshiron që ta shikojë Amerikën edhe një herë të madhe”, theksoi ai.
”Mendoj se do të jetë shumë aktive por, në të njëjtën kohë, nuk dua që familja ime të jetë shumë aktive sepse ajo bëri një punë të shkëlqyer herën e fundit”, tha Trump.

