Biden dërgon shefin e CIA-s për të ndërmjetësuar pengjet në Gaza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2024, 07:50
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka planifikuar të caktojë drejtorin e CIA-s, William Burns për të ndihmuar në hartimin e një marrëveshjeje ambicioze midis Hamasit dhe Izraelit.
Marrëveshja do të përfshijë lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe një armëpushim dymujor, pauza më e gjatë në armiqësitë mes Izraelit dhe Hamasit që nga fillimi i luftës në Gaza.
Sipas disa burimeve, Burns do të udhëtojë në Evropë në ditët në vijim për të takuar krerët e shërbimeve sekrete izraelite dhe egjiptiane dhe kryeministrin e Katarit.

