Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Të gjitha flukset e opozitës të vijnë me propozime konkrete

Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore nga Partia Socialiste, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së parë të komisionit, i bëri thirrje opoztës që të mos pengojë zhvillimin e punimeve.

“Vullneti i mazhorancës është nga të gjitha palët, të gjitha flukset e opozitës të vijojnë me propozime konkrete, të diskutohen me ekspertët e ODIHR për probleme konkrete”, u shpreh ai.

Gjiknuri apeloi deputetët e opozitës që të mos pengojnë zhvillimin e këtij komisioni.

“Duhet që shqetësimet të adresohen në kohë. PS, mazhoranca mund të jetë e qetë në këtë Kod Zgjedhor. Ti kemi të gjitha problemet që rrjedhin në raportin e ODIHR. Komisioni është një komision shumëpartizan gjithpërfshirës dhe i intereson produkti”, tha Gjiknuri.

Komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore u bllokua gjatë paradites së sotme të niste mbledhjen me praninë fizike të deputetëve, por më pas u zhvillua online ku u miratua edhe kalendari.