Përfshihet nga flakët ndërtesa, 39 viktima në Kinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në provincën Jiangxi të Kinës të mërkurë, ku si pasojë e rënies së zjarrit në një banesë, kanë humbur jetën 39 persona.

Flakët ranë në një ndërtesë, pikërisht në një zyrë të përdorimit të internetit dhe zyra trajnimi në katet e sipërme, ndërsa zjarri nisi që nga bodrumi.

Presidenti kinez Xi Jinping thirrje qeverisë dhe Partisë Komuniste që “të frenojnë me vendosmëri aksidentet dhe të garantojnë sigurinë e jetës dhe pronës së njerëzve dhe stabilitetin e përgjithshëm shoqëror”.

Kujtojmë se gjatë fundjavës, 13 fëmijë humbën jetën nga shpërthimi i zjarrit në një konvikt shkolle në provincën qendrore Henan.