Shpërthen cisterna e gazit në një treg, 6 të vdekur

Të paktën gjashtë persona, duke përfshirë tre zjarrfikës, u vranë kur një kamion që transportonte 60 tonë gaz natyror të lëngshëm u përplas dhe shpërtheu në kryeqytetin mongol, Ulaanbaatar.

Të paktën 14 persona u plagosën nga zjarri pranë tregut Dunjingarav, tha Zyra e Menaxhimit të Emergjencave të Mongolisë në një postim në Facebook. Shefi i saj G. Ariunbuyan tha për mediat lokale se agjencia mori një telefonatë në lidhje me incidentin në orën 1:04 të mëngjesit.

Më shumë se 600 zjarrfikës me 100 automjete u përfshinë në shuarjen e zjarrit, i cili u shua përfundimisht.

Fatkeqësisht, si pasojë e aksidentit, tre zjarrfikës kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës”, thuhet në postimin e Menaxhimit të Emergjencave në Facebook.

Vlerësimi paraprak tregoi se kamioni u përplas me një makinë të vogël duke shkaktuar një shpërthim të menjëhershëm, më pas ndodhi një shpërthim i dytë dhe vrau zjarrfikësit në vendngjarje, tha zëvendëskryeministri i Mongolisë S. Amarsaikhan për TenGer TV.

Sipas mediave lokale, zjarri përfshiu shpejt disa ndërtesa aty pranë, duke përfshirë një ndërtesë banimi. Dhjetra makina u dogjën.

Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se banorët e shtëpive aty pranë u këshilluan të evakuoheshin.

Një banor i paidentifikuar tha se dritaret e tij u thyen dhe ballkoni u shkatërrua nga ndikimi i shpërthimit të parë.

Një grua tha se ajo banorët e tjerë duhej të dilnin me forcë nga ndërtesa e tyre pasi flakët arritën në daljen e ndërtesës së tyre. Ajo tha se zjarri ishte përhapur tashmë në katin e fundit kur ata dolën.

Dëshmitari okular Erdenebold Sukhbaatar, i cili jeton 100 metra larg nga shpërthimi, tha se fillimisht mendoi se kishte ndodhur një tërmet ose një përplasje avioni. Ndërsa nxitoi në dhomën e tij të ndenjes, ai tha se pa një shpërthim dhe zjarri u përhap shpejt në ndërtesën e banimit aty pranë.

Amarsaikhan, zëvendëskryeministri, tha se nuk kishte viktima të raportuara nga ndërtesa e banimit, por “ne nuk mund të garantojmë se numri i viktimave nuk do të rritet” pasi hetimi dhe masat emergjente ishin ende duke u zhvilluar.