Protesta e fermerëve në Francë, Çobani: Francezët janë një popull që në përgjithësi reagojnë

Gazetari, Genc Çobani në një intervistë në Ora News foli për protestën e fermerëve në Francë. Çobani u shpreh se fermerët në Francë po protestojnë kundër rritjes së normave franceze me reduktimin e pesticideve.

Çobani: Në fakt nuk është dicka e re për Francën. Francezët janë një popull që në përgjithësi reagojnë.

Nga viti 2021 deri në vitin 2023 mesatarja e ditëve të humbura për shkak të protestave është më e madhja në botë.

Nuk mund ti vësh faj fermerëve që protestojnë por nuk i vë faj edhe atyre që kanë bërë ligjet.

Fermerët janë ngritur kundër rritjes së normave franceze me reduktimin e pesticideve.