Broja titullar, Chelsea kërkon përmbysjen ndaj Middlesbrough me sulmuesin shqiptar në fushë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2024, 20:46
Chelsea do të luajë sot në orën 21:00, në “Stamford Bridge” ndeshjen e kthimit përballë Middlesbrough, e cila në aktin e parë përfundoi me disfatën minimale të bluve.
Armando Broja do ta nisë titullarë këtë ndeshje dhe Pochettino shpreson që sulmuesi shqiptar të jetë vendimtar në këtë përballje të vlefshme për finalen e Carabao Cup.

