Vjen lajmi nga përtej Adriatikut/ Parlamenti italian miraton ligjin e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2024, 13:35
Me 155 vota pro dhe 115 kundër Dhoma e deputetëve në Parlamentin Italian ka aprovuar Ratifikimin e Ekzekutimin e Protokollit, Itali-Shqipëri mbi emigracionin.
Kanë votuar kundër grupet parlamentare të:
Partia Demokratike
Lëvizja 5 Yje
Azione
Italia Viva
+Europa
Pas votës në Dhomën e Deputetëve ky draft ligj do të kalojë për diskutim e votë në Senat
Kujtojmë se mbrëmë 90 amendamente të propozuara e të depozituara nga forcat opozitare si Lëvizja 5 Yje, Partia Demorkatike, Sinistra Italiane etj, të cilët kërkonin ndryshimin e tekstit të neneve të këtij draft ligji. janë votuar kundër nga partitë e djathta të mazhoranca. Votimi u mbajt sot pasi mbrëmë u vendos të shtyhej./Syritv

