Modelja ukrainase fiton çmimin “Miss Japan”, rindez debatin e identitetit

Një modele me origjinë ukrainase ka fituar çmimin si “Miss Japan”. Ajo është shtetasja e parë japoneze e natyralizuar që fiton konkursin, por fitorja e saj ka rindezur një debat mbi atë se çfarë do të thotë të jesh japonez.

“Ka pasur pengesa racore dhe ka qenë sfiduese të pranohesh si japoneze”, ka qenë kjo fjala e 26-vjeçares, Carolina Shiino pasi fitoi çmimin e madh. Carolina, 26-vjeç, e lindur në Ukrainë, u transferua në Japoni në moshën 5-vjeçare. 

“Vajza që u zgjodh Miss Japonia nuk ka lidhje me japonezët, por është 100% ukrainase. Ajo është e bukur, por kjo është ‘Miss Japonia’. Ku janë japonezet”, janë këto disa nga komentet në rrjetet sociale.

"Nëse ajo ishte gjysmë japoneze, sigurisht nuk ka problem. Por ajo është etnikisht 0% japoneze dhe nuk ka lindur as në Japoni," tha një koment tjetër. Ai Wada, organizatori i konkursit Miss Japan Grand Prix i tha BBC-së se gjyqtarët kishin zgjedhur Shiino si fituese me "besim të plotë".

"Ajo flet dhe shkruan në japonisht bukur dhe sjellshëm. Ajo është më japoneze se ne", tha Wada.