Muhabet brekësh, Juli reagon për fjalët e Eglës: Gjendja e saj mendore...

Debatet mes Julit dhe Eglës kanë vazhduar edhe këtë javë për të njëjtën temë.

Egla nga ana tjetër ka përfshirë edhe bashkëshorten e tij pasi e ka fyer disa herë Julin.

Pasi u transmetua klipi ku shfaqeshin momente në lidhje me këtë temë, Juli tha:

"Të thotë hale, pijanec pa i thënë asgje. Ky BB ka kamera, njerëzit shohin edukatën e saj dhe gjendjen e saj mendore

Një kolege, nuk mendoja që do shkonte deri tek familjarët. Qenka njeri me 16 fytyra. Nuk dua të kem marrëdhënie fare me të. Ke shkuar shumë larg."