Laporta: Ajo që ndodhi kundër Almerias është e turpshme

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur së fundmi për temën shumë të diskutuar ose thënë ndryshe për polemikat në ndeshjen e Real Madrid me Almerian, që u fitua me rezultatin 3-2 nga skuadra e Ancelottit.

Për Laportën vendimet e arbitrit në atë ndeshje janë të turpshme dhe sipas tij kjo gjë ndikon për keq edhe te Barcelona.

“Mund të kishim rikuperuar pikë ndaj Real Madridit, por nuk u bë e mundur për shkak të vendimeve të arbitrit dhe VAR-it. Ajo që pamë në ‘Bernabeu’ është një turp”, deklaroi kreu i klubit katalanas.