"A do lidhesh me ndonjë vajzë"? Olsi injoron me lezet pyetjen e Ilnisës

Olsi Bylyku është banori më i ri që i është bashkuar shtëpisë së ‘Big Brother Vip’. Para se të bëhej pjesë e lojës, aktori i humorit nuk përjashtoi mundësinë e një romance që mund të niste në shtëpi, ndonëse jashtë saj është përfolur për një lidhje me gazetaren Denada Lura, për të cilën nuk ka bërë një reagim publik.

Mesditën e sotme teksa po qëndronte me banorët në oborrin e shtëpisë, ai është ngacmuar nga Ilnisa e cila e ka pyetur nëse do të krijonte ndonjë lidhje me një nga vajzat e shtëpisë.

Olsi jo vetëm që nuk ju përgjigj por e injoroi me lezet duke iu bashkuar bisedës së banorëve të tjerë për personazhet e filmave vizatimorë.