Peticioni për shkarkimin e kryetarëve të Komunave në veri të Kosovës, Veliu: Rruga më e drejtë do ishte dorëheqja e tyre

Analisti dhe njohësi i çështjeve rajonale , Lulzim Veliu në një intervistë në Ora News foli për zhvillimet e fundit në rajon. Veliu u shpreh se është bërë një gabim me peticionin për shkarkimin e kryetarëve të zgjedhur në komunat në veri të Kosovës dhe se zgjedhja më e mirë do ishte dorëheqja e tyre.

Veliu: Kemi zhvillime të përditshme që ndryshojnë nga casti në cast.

Nuk bëhet fjalë vetëm për ndryshime brenda territorit të Kosovës por kemi ndryshime edhe në politikat globale.

Ka filluar peticioni për largimin e kryetarëve të zgjedhur vitin e kaluar.

Edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakoshme në këto komuna është një pjesë e marrëveshjes mes dy vendeve nën mbikëqyrjen e BE-së.

Në këtë rast është bërë gabim dhe po krijohet një precedent i ri me peticionet.

Rruga më e drejtë është dorëheqja e kryetarëve të zgjedhur. Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka nevojë për zgjedhje, është një qeveri e fuqishme.