NDODHI DHE KJO/ Bie çatia e komunës së Prishtinës (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2024, 15:02
Erërat e forta kanë bërë që çatia e ndërtesës së komunës së re të Prishtinës të bjerë në tokë.
Zyrtari për Informim i Policisë, Agron Borovci ka bërë të ditur se një vajzë ka mbetur e lënduar si pasojë e incidentit.
“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.
Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të ngjarjes.

