Davos, Lajçak flet pas takimit me Vuçiç: Diskutim i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën
Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot në Davos gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror presidentin serb Aleksandar Vuçiç, me të cilin ka biseduar për hapat e ardhshëm të bisedimeve.
Lajçak, përmes një postimi në rrjetin social X, u shpreh se ka pasur një diskutim të rëndësishëm me presidentin serb.
“Kisha një diskutim të rëndësishëm me presidentin e Republikës së Serbisë për zhvillimet e fundit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe hapat e ardhshëm në periudhën e ardhshme. Folëm edhe për çështje aktuale urgjente”, shkroi Lajçak në X.
Had an important discussion with @predsednikrs on the latest developments in the Dialogue on the normalisation of relations with Kosovo, as well as the next steps in the coming period. We also spoke about urgent current issues. pic.twitter.com/AHAPe2aphY
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 17, 2024

