Bilanc tragjik në Gaza, 24,448 palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2024, 15:07
Të paktën 24,448 palestinezë janë vrarë dhe 61,504 janë plagosur si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza që nga 7 tetori.
Lajmi është bërë i ditur nga ministria e shëndetësisë në enklavën palestineze.
Gjithashtu sipas ministrisë, 163 palestinezë janë vrarë dhe 350 janë plagosur në 24 orët e fundit, ndërsa mes viktimave që nga fillimi i luftës janë të paktën 10,600 fëmijë.