Industritë në BE, Eurostat: 22% në duar të 4 kompanive
Industria e energjitikës në Europë është e përqëndruar në 4 kompani. Të dhënat dëshmohen nga studimi i fundit i publikuar nga Eurostat, i cili ekspozon sektorët dhe industritë më të përqëndruara, ku tregu dhe çmimet dominohen dhe vendosen nga shumë pak kompani, duke dëmtuar kështu konkurrencën e lirë.
Industria e tregtimit të elektricitetit dhe gazit në Bashkimin Europian është e përqëndruar në vetëm 4 kompani shumëkombëshe. Të dhënat dëshmohen nga studimi i fundit i publikuar nga Eurostat.
Studimi ekspozon 5 aktivitete në të cilat disa kompani të mëdha punësojnë pjesën më të madhe të forcës puntore për sektor në rajon, faktor ky i përdorur nga instituti kërkimor për të vlerësuar shkallën e dominancës së tregut.
Përgjatë viteve 2018 e deri më 2021, 4 kompanitë më të mëdha në BE të cilat operojnë në gazit dhe elektricitetit kishin punësuar 22% të forcës puntore të këtij sektori.
Edyta në renditje për shkallën më të lartë të përqëndrimit është industria e minierave dhe guroreve, ku 13.7% e fuqisë puntore është e përqëndruar në shumë pak kompani.
Furnizim me ujë, aktivitetet e kanalizimeve, menaxhimit të mbetjeve dhe riparimit renditen në vend të tretë me një shkallë përqëndrmi prej 10.8%. Më pas transporti dhe magazinimi përgjat periudhës referuese gëzoi një shkallë përqendrimi prej 9.8% .
Në contrast, aktivitetet shkencore, pasuritë e paluajtshme dhe aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor shënuan nivelet më të ulëta të përqendrimit të industries duke demonstruar një shpërndarje më të larmishme të pushtetit brenda këtyre zonave.
Shkalla e lartë e përqëndrimit industrial është një tregues I domosdoshëm për ekonominë e rajonit, sa më e lartë të jetë ajo, aq më shumë tregon për dominancë të tregut dhe pushtetit në dorë të pak kompanive të mëdha, të cilat vendosin çmime arbitrare duke dëmtuar konkurencën e lirë.
