Emigrimi në Europë do rritet, ekspertët: Do dynden në BE, para se ligjet e reja frenuese të hyjnë në fuqi
Migrimi drejt Evropës do të rritet gjatë vitit 2024, ndërsa njerëzit përpiqen të arrijnë në kontinent përpara futjes së ligjeve të reja që synojnë ta frenojnë fenomenin.
Ky ka qenë paralajmërimi i Qendrës Ndërkombëtare të Zhvillimit të Politikave së Migracionit, ku ekspertët kanë vlerësuar se fushatat e shumta zgjedhore në BE, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA do i shtyjnë emigrantët të dynden para se sistemi të ndryshojë.
Ata u bëjnë thirrje politikanëve të dyfishojnë përpjekjet për të krijuar rrugë ligjore dhe partneritet me ndërmarrjet private për të ngritur qendra rekrutimi dhe trajnimi në vendet afrikane dhe të Azisë Qendrore.
Sipas raportit vjetor të qendrës, lufta në Lindjen e Mesme dhe perspektiva e rifitimit të pushtetit nga Donald Trump në SHBA do të çonin në flukse të mëdha njerëzish.
Ekspertët gjithashtu vlerësojnë se nga njëra anë, Evropa ka edhe nevojë për emigrantë për të mbajtur fuqinë punëtore të fortë, pasi blloku ka raportime për mungesa të theksuara.
‘Nëse sektori privat nuk mund të rekrutojë, ai thjesht do të zhvendosë investimet diku tjetër’ shpjegojnë ata në raport duke shtuar se nevojitet më shumë vëmendje politike që rrugët ligjore të funksionojnë e të mos hasin në pengesa në hapat e fundit
Të dhënat nga BE për vitin 2023 tregojnë se më shumë se 1 milion aplikime për azil janë bërë në vitin 2023, me rreth 20% më shumë se 2022 dhe numri më i lartë që nga viti 2016.
