Dëbimi i azilkërkuesve në Ruanda, Dauti: Brenda partisë Konservatore ka një rebelim të deputetëve që s'do e votojnë ligjin

Pedagogu Daut Dauti në një intervistë në Ora News foli për planin e Ruandës për dëbimin e azilkërkuesve nga Britania e Madhe. Dauti u shpreh se edhe brenda partisë Konservatore ka një rebelim të deputetëve që nuk do e votojnë ligjin.

Dauti: Sunak kërkon që iniciativa e tij të ligjësohet, do thotë që ti bëhet lak vendimit të gjykatës Supreme Britanike e cila e ndali dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda dhe tani ai dëshiron që të nxjerrë një legjislaturë e cila do ti obligojë gjyqtarët që Ruandën ta konsiderojnë si vend të sigurtë për emigrantët.

Kjo është esenca e dëshirës së tij.

Është edhe premtim I partisë Konservatore që ja dhanë popullit britanik që do zgjidhej kjo problematikë.

Por kriza është duke u thelluar më shumë.

Edhe brenda partisë Konservatore ka një rebelim të deputetëve që nuk do e votojnë ligjin.