Pë*gjakja e Gazës, udhëheqësi malajzian kritikon Perëndimin: Po mbyllni sytë ndaj mizorive të Izraelit
Kryeministri i Malajzisë Anwar Ibrahim kritikoi të martën vendet perëndimore për heshtjen e tyre të vazhdueshme në lidhje me situatën në Rripin e Gazës dhe tha se Izraeli po kryen “masakrën e pamëshirshme” të palestinezëve.
Ibrahim tha se Izraeli ka vrarë më shumë se 24,100 jetë të pafajshme pa u ndëshkuar në vetëm 100 ditë.
“Kjo valë e fundit e masakrës brutale të palestinezëve të pafajshëm është thjesht një zgjatje e një shtypjeje dhe tiranie prej shtatë dekadash, duke manifestuar urrejtjen, neverinë dhe antagonizmin e regjimit izraelit ndaj popullit palestinez,” shkroi ai në një postim në platformën X.
Ibrahimi kritikoi gjithashtu vendet perëndimore për heshtje duke thënë se “Për të mbyllur një sy ndaj mizorive të kryera nga Izraeli, duke u bërë efektivisht bashkëpunëtorë në aktet tinëzare të krimeve kundër njerëzimit”.
Sakaq vlerësoi masën e Afrikës së Jugut për ta çuar Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) dhe tha se Malajzia e mbështet plotësisht.

