Ministri i Jashtëm ukrainas: Kam dashur dy-tri herë që ta godisja me grusht Lavrovin
Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dimitry Kuleba ka rrëfyer se ka pasur të paktën dy raste kur ai do të donte të godiste me grusht Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.
Kuleba e bëri rrëfimin në një intervistë që dha për blogerët, gjatë së cilës foli për shumë gjëra, nga gatimi, hobi e deri te futbolli ukrainas.
“Bisedimet më të vështira janë ato kur ndjen se ajo që dëshiron është të shkosh dhe ta godasësh me grusht në fytyrë, por ju nuk mund ta bëni atë”, tha kreu i diplomacisë ukrainase kur u pyet se cilat ishin negociatat më të vështira që i është dashur të bëjë ndonjëherë.
“Mund të them se më ka ndodhur dy-tri herë. Një rast ishte me Lavrov, në Antalia, në pranverën e vitit 2022”, shtoi ai.
Në atë kohë, Kouleba i kishte cilësuar bisedimet në Turqi si “të vështira” , kryesisht në lidhje me mundësinë e një armëpushimi dhe krijimin e korridoreve humanitare.
Rrëfimi i Kuleba-s u komentuan nga përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova , duke thënë se ato tregojnë se lidershipi ukrainas është krejtësisht i papërshtatshëm për këtë rol.
“Ky është problemi, njerëz të paarsimuar, agresivë dyshohet se u rekrutuan për të shërbyer si ministra për të shkatërruar Ukrainën për paratë amerikane”, i tha Zakharova gazetës ruse ‘Izvestia’.
