Tentuan të vjedhin bankomatin, policia ende pa gjurmë të autorëve, dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera
Policia e Tiranës ende nuk ka arritur të identifikojë 3 personat të cilët në orët e para të mëngjesit të 5 janarit kanë tentuar të vjedhin një bankomat në zonën e rrugës “Hoxha Tasim”. “Ora News” ka siguruar një video ku dallohet 3 të rinjtë të cilët pasi dështuan me planin e vjedhjes lëvizin të qetë në zonë.
Këta 3 të rinj që shikoni në këtë video prej datës 5 Janar janë në kërkim nga policia e shtetit pasi dyshohen se kanë tentuar të vjedhin një bankomat në rrugën “Hoxha Tasim” në Tiranë.
Në videon e siguruar nga “Ora News” shikohen 3 personat ku një prej tyre besohet se është i mitur që kanë të njëjta rroba me ditën ku kanë tentuar të vjedhin institucionin financiar.
Kjo video mban datën 5 janar ora 17:45 në zonën e Vaqarrit. Në të njëjtën ditë, por në orët e para të mëngjesit u tentua të vidhej bankomati.
Në këto zonë policia ka ushtruar disa kontrolle por ende pa rezultat.
Sipas dinamikës së ngjarjes pikërisht këtë ditë tre të rinjtë janë shfaqur në rrugën “Hoxha Tasim”, por për arsye edhe të paqarta nuk kanë arritur të marrin paratë.
Në vendin e ngjarjes policia e shtetit ka përfituar disa element të gjurmëve të gishtërinjtë të lënë në pjesë të ndryshme të këtij bankomati.
Këto gjurmë janë dërguar më laboratorin e policisë shkencore për të ekzaminuar dhe për të zbuluar më shumë mbi këto shtetas.
Nisur edhe nga dinamika besohet se 3 të rinjtë kanë kryer edhe vjedhje të tjera.
Teksa hetuesit po vijon me mbledhjen e provave, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion një shumë prej 5 mijë eurosh për këdo person që jep informacione të vlefshme për identifikimin e këtyre të personave.


