Tapë në timon, arrestohet 46-vjeçari në Berat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2024, 13:16
Një 46-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Policia njofton se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 46 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
