Parashikim politik dhe social, Astrologu: Ja si do të jetë 2024 pas një viti me sfida
Astrologu Jofiel Koço ka qenë i ftuar në edicionin e lajmeve, në “Ora News”, ku ka bërë një parashikim politik dhe social.
Koço: “Politika e shqipërisë ka humbur të gjitha balancat. Ka rënë në gabimet e vjetra për të cilët shqiptarët janë lodhur gjysëm shekulli me një parti shtet.
Politika shqiptare ka nevojë për një qeverisje dhe opozitë të fortë, unë e shoh ngritjen e Lulzim Bashës pasi është i shenjës së binjakëve dhe duke qenë se ka qenë në hije them që do të bëhet faktor.
Duke gjykuar nga shenjat nuk është se do të kemi problematikë, sepse të gjithë duken mirë.
Dashi i cili është Meta është mirë. Personat që kanë problem me drejtësinë është pikërisht momenti që nuk mund ti shmangen dot.
Personat që kanë problem me gjykatën nuk do ti shmangen dot pasi binjakët në thonjëza përfaqësojnë avokatin mbrojtës ndërsa shigjetari përfaqëson prokurorin në konceptin astrologjik të gjyqsorit.
Ky lloj aksi ku dy shenjat e tjera janë peshoret që përfaqësojnë gjykatësin dhe qw është Berisha dhe dashin i cili është meta.
Rama nuk është në pozita të forta pavarësisht se gaforrja ka një mbështetje nga shenja e peshkut dhe e demit. Ndodhet në ujra të turbullta por nuk do të ketë përmbytje. Nga pranvera do të ketë skena politike që nuk i kemi parë më parë."
