Me të brendshme rozë Rihanna ndez pasionin në rrjetet sociale, shfaqet "e egër" duke pritur San Valentinin

Nuk ka dyshim se festa e Shën Valentinit e Rihanna -s do të jetë plot sensualitet. Ylli i popit e pret gjithmonë natën më të nxehtë të vitit duke pozuar në rrjetet sociale me të brendshme.

Me të brendshme rozë Rihanna ndez pasionin në rrjetet sociale,

“Vetëm për sytë e egër”, shkruan ajo duke shpërndarë fotot. Reçipetat, mbathjet, çorapet dhe zhartjeret janë pjesët e koleksionit të ri të markës së saj të të brendshmeve Savage x Fenty .

Pesë muaj pas lindjes së fëmijës së saj të dytë, Rihanna është një shpërthim sensualiteti në fotot që shpërndan në rrjetet sociale. Flokët me onde, make-up-i i guximshëm dhe takat e larta kontribuojnë për t’i bërë fotot e saj hot, por mbi të gjitha janë shkrepjet djallëzore dhe format e saj shpërthyese që mahnitin ndjekësit.

Me të brendshme rozë Rihanna ndez pasionin në rrjetet sociale,

Ylli i popit zgjedh rozën totale si ngjyrën e joshjes për këtë festë të Shën Valentinit, një shenjë që barbiecore vazhdon të marrë viktima të shquara.

Me të brendshme rozë Rihanna ndez pasionin në rrjetet sociale,

Dita e Shën Valentinit me Asap Rocky (dhe dy djemtë e tyre)

Rihanna sigurisht që ditën e Shën Valentinit do ta kalojë me Asap Rocky, me të cilin është e lidhur që nga viti 2020 dhe me të cilin thotë se është gjithnjë e më e dashuruar.

Me të brendshme rozë Rihanna ndez pasionin në rrjetet sociale,

Më 1 gusht, të dy u bënë prindër të fëmijës së tyre të dytë, Riot Rose, vetëm 15 muaj pas lindjes së fëmijës së tyre të parë RZA Asthelson. Ajo zbuloi shtatzëninë e saj të dytë gjatë Halftime Show of the Superbowl , duke treguar barkun shtatzënë.

E lançuar gjithnjë e më shumë si një sipërmarrëse, me markën e të brendshmeve Savage x Fenty dhe markën e make-up-it Fenty Beauty , Rihanna e ka lënë mënjanë karrierën e saj të këngës për momentin.

Ndër vite nuk kanë munguar performancat sporadike live, por albumi i saj i fundit daton në vitin 2016 dhe fansat e saj të shumtë po pyesin se kur do të mund të dëgjojnë këngë të reja.

Me të brendshme rozë Rihanna ndez pasionin në rrjetet sociale,

Duket se dëshira e tyre do të realizohet së shpejti dhe se Riri po planifikon një rikthim me stil, me dy albume të reja dhe një turne botëror. Megjithatë, para të gjitha këtyre Rihanna përfshin një festë të zjarrtë të Shën Valentinit.