Astrologu: Shenjat e Zodiakut që do të kenë dashuri, dasma dhe pasion gjatë 2024

I ftuar sot në "Ora News ka qenë astrologu Jofiel Koço, i cili ka treguar se cilat shenja të Zodiakut kanë për të pasur dashuri, pasion dhe dasma gjatë vitit 2024.

Dashi

Dashi do të jetë më e mbështetura në fushën e dashurisë. Në qoftë se jeni single është koha për të gjetur partnerin e jetës, një partner të qëndrueshëm që do të shkund anën emocionale të shenjës së dashit. Është më I favorizuari për jetën në çift.

Peshorja

Peshorja do të jetë shenja me pasionin më të madh dhe në zjarr emocional.

Ujori

Ujori do të lidhet shumë me çështjet e familjes, me çështjet material dhe shpirtërore të familjes. Ujorët mund të kenë dasma, rimobilim të shtëpisë, shpenzime të shtëpisë, me ndryshimin e pozicionit të një lagjeje, pra të gjithë çështjet që merren me anën material të jetës familjare por edhe ana shpirtërore për të qenë më pranë familjeve, pasi trendi ujorëve është për të qenë jashtë familjes.