Liderët e shtetit të Kosovës bëjnë homazhe në Reçak

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, të shoqëruar edhe nga ish-ambasadori, William Walker, ish-Kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë në vitet ’99, kanë bërë homazhe në Reçak me rasim e 25-vjetorit të masakrës në këtë vend.

Pas nderimeve, liderët do të marrin pjesë edhe në akademinë përkujtimore që mbahet me rastin e 25-vjetorit të masakrës së Reçakut.

Edhe Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varret e të vrarëve në Reçak. Homazhe ka bërë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur para orës 09:00 për të kujtuar viktimat e masakrës se Reçakut.