VIDEO/ Shpërthen sërish vullkani Marapi në Indonezi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2024, 14:33
Shpërthen sërish vullkan Marapi në Indonezi. Nga shpërthimi, hiri u ngrit deri në 1300 metra. Vullkani në provincën e Sumatrës Perëndimore shpërtheu të paktën dy herë të dielën, ndërsa u evakuuan banorët që jetojnë në një hark prej 4.5 km nga qendra e shpërthimit.
Në dhjetor më shumë se 20 njerëz humbën jetën pasi Marapi, një nga vullkanet më aktivë të Sumatrës, shpërtheu. Mali Marapi është një nga vullkanet më aktivë në Indonezi, i vendosur në Unazën e Zjarrit të Paqësorit me 127 vullkane aktive, më shumë se kudo tjetër në botë.
Ai ka shpërthyer 11 herë në fillim të shekullit të 21-të, me ngjarjen më vdekjeprurëse, ku 60 persona humbën jetën në 1979.

