Takimi me atë që i ndryshoi jetën, Cridland: Isha gati i vdekur, u frymëzova nga John dhe mbijetova
Historitë personalë të njerëzve që i adhurojmë ose i shohim si idhuj shpesh ndikojnë në jetën tonë në mënyrën se si zgjedhim ta jetojmë atë. Tom Cridland tregon se varësia nga alkooli ju shua duke ndjekur historinë dhe muzikën e Elton John.
Takimi me njeriun që më ndryshoi jetën. Kështu e cilëson Tom Cridland, muzikanti anglo-portugez, takimin me yllin britanik Elton John. Tom, thotë se biseda më të e frymëzoi të merrtë një kthesë të madhe në jetë.
“Ishim në festën e tij vjetore të Oscars në Fondacionin e AIDS në Hollywood dhe më në fund pata rastin ta falënderoja personalisht që më ndihmoi në udhëtimin tim drejt ndryshimit pas vitesh varësi nga alkooli. Gjithçka ndodhi për shkak të muzikës së tij. Deri në vitin 2017, isha një rrëmujë e plotë. Kam vënë në rrezik jetën time në disa raste sepse kam qenë shumë i dehur.”
Por cila ishte mënyra që Tom zgjodhi për të dalë nga kjo greminë?
“Gjatë izolimit të Covid, mësova vetë piano në mënyrë që një ditë të mund të luaja koncerte për nder të Eltonit, duke kënduar këngët e tij. Dëshira për të pirë u zhduk, ndërsa kalova nga luajtja e notës sime të parë në piano në fund të 2020 në një koncert para 1500 njerëzve në Amfiteatrin McKelligon Canyon në Teksas në vitin 2023.”
Gjithçka mori kuptim kur Cridland, arriti të takojë personalisht Eltonin.
“Njerëzit thonë se nuk duhet të takosh kurrë heronjtë e tu, por të qenit në gjendje të falënderoj Eltonin ka pasur një ndikim të thellë tek unë. Më bëri të kuptoj se të qenit esëll ka përmirësuar çdo aspekt të jetës sime.”
Shembulli i John i heqjes dorë nga pija prej më shumë se 3 dekadash ka stimuluar mjaft të rinj e të reja të mbyllin kapituj të errët të jetës së tyre që lidhen me varësinë nga alkooli.
“Mund të jetë vërtet e këndshme, veçanërisht nëse e doni jetën dhe keni një etikë serioze pune.”
