E kundërta e déjà vu: Çfarë është jamais vu

Ripërsëritja ka një marrëdhënie të çuditshme me mendjen. Për shembull, eksperienca e déjà vu, kur gabimisht besojmë se e kemi jetuar më parë një eksperiencë në të shkuarën, duke na lënë një ndjesi të frikshme. Por ekspertët kanë zbuluar se déjà vu është në fakt një dritare në sistemin e kujtesës tonë. Fenomeni ndodh kur ajo pjesë e trurit që dallon familjaritetin de-sinkronizohet me realitetin.

Déjà vu është sinjali që na njofton për këtë gjë të çuditshme; është një lloj “kontrolli i fakteve” për sistemin e kujtesës. Por ripërsëritja mund të bëjë diçka edhe më të pazakontë.

E kundërta e déjà vu është jamais vu (e pa parë kurrë më parë), kur ti e di që diçka familjare duket joreale në një mënyrë apo një tjetër. Sipas asaj që shkruan Science Alert, nga ajo që ekspertët kanë mundur që të kuptojnë deri më tani, jamais vu mund të përfshijë të parit një fytyrë familjare dhe papritur personi ta konsiderojë si të pazakontë apo të panjohur. Muzikantët për shembull e kanë momentale, të ndjerit të humbur përballë një pasazhi tejet të njohur muzikor. Mund t’ju ketë ndodhur kur shkoni në një vend shumë familjar dhe papritur të ndiheni të çorientuar apo ta shihni këtë vend me “sy tjetër”.

Sipas ekspertëve është një eksperiencë edhe më e rrallë se déjà vu dhe ndoshta edhe më shumë e pazakontë. Nëse pyet njerëz që ta përshkruajnë në pyetësorë për eksperienca në jetën e përditshme ata e përshkruajnë kështu: “Teksa shkruaj në provim, shkruaj një fjalë korrekte si ‘oreks’, por vijoj e shoh fjalën sërish e sërish sepse kam dyshime që mund ta kem shkruar gabim”.

Në përditshmëri, mund të provokohet nga ripërsëritja apo të kontrolluarit diçka shumë herë, pa qenë e nevojshme. Ekspertët nuk dinë shumë për jamais vu. Por sipas tyre, nëse e pyet dikë që të përsërisë diçka gjatë gjithë kohës, shpesh ai proces kthehet i pakuptimtë dhe i bën konfuzë.

Kjo është edhe baza e eksperimenteve për jamais vu. Jamais vu është sinjal se diçka që është shndërruar në automatike, shumë e shpeshtë dhe shumë ripërsëritëse. Na ndihmon që të dalim nga gjendja aktuale e të procesuarit dhe ndjesia e të kontrolluarit faktet e joreales në fakt është kontroll i realitetit. 

Dhe ka kuptim përse ndodh. Sistemi jonë konjitiv duhet të qëndrojë fleksibël, duke na lejuar që ta drejtojmë vëmendjen tonë aty ku është e nevojshme e jo që të humbë në detyra ripërsëritëse për një kohë të gjatë. Megjithatë për hulumtuesit, ky është vetëm fillimi i të kuptuarit të këtij fenomeni.