Skenari i tmerrshëm/Gratë pengje të Hamasit, shtatzëna pas përdhunimeve
Konsultimet po zhvillohen mes zyrtarëve izraelitë të shëndetësisë, ende të një natyre paraprake dhe diskrete, në të cilat po trajtohet mundësia që gratë e mbajtura peng nga Hamasi të jenë përdhunuar dhe që pas kthimit të tyre në Izrael. mund të jetë në një gjendje shtatzënie.
Autoritetet izraelite janë duke trajtuar një skenar të tmerrshëm, që gratë e mbajtura peng nga Hamasi mund të jenë përdhunuar në vazhdimësi dhe janë lënë shtatzanë. Konsultimet janë duke u zhvilluar mes zyrtarëve izraelitë të shëndetësisë, ende të një natyre paraprake dhe diskrete, në të cilat po trajtohet mundësia që gratë e mbajtura peng nga Hamasi të jenë përdhunuar dhe që pas kthimit të tyre në Izrael. mund të jetë në një gjendje shtatzënie, edhe në një fazë të avancuar.
Lajmi është bërë i ditur nga Maariv, sipas të cilit nuk ka shifra konkrete në lidhje me këtë. Ndonëse gazeta vë në dukje me një ton alarmues se episodet e përdhunimeve kundër izraelitëve ndodhën që në 7 tetor dhe më pas u shtuan informacione në lidhje me dhunë të tjera të mundshme seksuale të vuajtura nga gratë, ende të përfshira në mesin e 136 izraelitëve të mbajtur peng në Gaza.
Shqetësimit në mjediset shëndetësore i shtohen edhe kushtet e degraduara higjienike të këtyre paraburgimeve, me mundësinë e zhvillimit të infeksioneve të rrezikshme për shëndetin e grave pengje. Pastaj është aspekti shkatërrues psikologjik i shtatzënisë për shkak të përdhunimit në ato rrethana. "Truri nuk mund ta kuptojë as situatën e një gruaje që duhet të provojë një shtatzëni që rezulton nga një përdhunim i kryer nga një vrasës terrorist," tha profesor Tal Biran, nga qendra mjekësore Meir në Kfa Saba (Tel Aviv).
Çështja diskutohet dhe hulumtohet në thellësi nga ekipe gjinekologësh dhe psikologësh. Ndërkohë, Maariv vëren se në Izrael abortet autorizohen nga një komision i posaçëm deri në javën e 24-të të shtatzënisë. Në periudhat pasuese është i nevojshëm edhe pëlqimi i një komisioni të dytë. Në këtë rast konkret, sipas Maariv, supozohet se një grua e interesuar për të ndërprerë shtatzëninë pas burgimit në Gaza do të autorizohej, nëse nuk do të shfaqeshin probleme serioze shëndetësore. ''Sa më shumë ditë që kalojnë, aq më e mprehtë bëhet.
Shtatzani të tilla mund të pësojnë komplikime për shkak të stresit, mjediseve johigjienike dhe mungesës së ndihmës mjekësore. Nëse mes të burgosurve ka një grua që ka mbetur shtatzënë pas një përdhunimi. Ajo duhet të kthehet në Izrael me urgjencën më të madhe,'' deklaroi vprofesor Haggai Levin, kreu i mjekësisë publike në Izrael.
