“Përplasja me Izraelin ndalon pas armëpushimit në Gaza”, Hezbollahu paralajmëron: Deti i Kuq do të kthehet në fushë beteje!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2024, 07:36
Kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka deklaruar se do të vazhdojë me konfrontimet me forcat izraelite në kufirin me Libanin deri në fund të ofensivës izraelite në Gaza.
Sipas mediave të huaja Nasrallah tha se “vetëm një armëpushim në Gaza” do të hapte mundësinë e një fundi të kryqëzimit të zjarrit mes palëve në kufirin Liban-Izrael.
“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë pas kësaj”, shtoi ai.
Udhëheqësi i mbështetur nga Irani po ashtu kritikoi Uashingtonin për sulmet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Jemen këtë javë që synonin ndalimin e sulmeve të rebelëve Houthi ndaj anijeve të mallrave në Detin e Kuq.
Nasrallah, i cili është një aleat kryesor i militantëve Houthi, tha se sulmet do ta kthenin Detin e Kuq “në një fushë beteje”.