Itali, foshnja e porsalindur gjendet në koshin e plehrave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2024, 20:18
Një djalë i porsalindur u gjet në një kosh plehrash në zonën e Torinos, Itali.
Një punëtor 49-vjeçar dëgjoi rënkimet që vinin nga koshi i plehrave në një rrugicë pranë shtëpisë së tij në Villanova Canavese, në provincën e Torinos.
Kur u afrua, vuri re një qese plastike, brenda së cilës ishte foshnja, me placentën dhe kordonin e kërthizës ende të ngjitur, raporton ANSA.
Sipas burimeve hetimore foshnja është mirë. Ekipi mjekësor e kanë quajtur djalin Lorenzo.