Kuvendi mblidhet të hënën, tymueset dhe emrat e rinj të Qeverisë “Rama” kryefjalë e seancës së parë të 2024-s

Të hënën deputetët do i rikthehen seancave plenare. Sipas deklaratës për mediet punimet do të startojnë në orën 17:00 ku në rendin e ditës do të jetë shkarkimi i ministres së Kulturës Elva Margariti, si dhe ndryshimi i kompetencave të Ervin Metes që do të mbajë vetëm detyrën e ministrit të Financave/

Po ashtu do të votohet dhe marrja e detyrës së Blendi Gonxhes që do të mbajë detyrën e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kuvendi mblidhet të hënën, tymueset dhe emrat e rinj të

Seanca pritet të nisë e qetë me prezantimin e punimeve nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Megjithatë pas kësaj burimet thanë së demokratët do t’i rikthehen seancës ku do të kërkojnë edhe një herë miratimin e tetë komisioneve hetimore, si dhe ndryshimin e anëtarëve të komisionit bipartizan për reformën elektorale

Deri më tani socialistët kanë kundërshtuar kërkesat duke theksuar se kërkesat për komisione nuk kanë objekt të qartë dhe duke kërkuar ndryshimin e tyre sipas edhe ndryshimeve që janë bërë në ligj i cili pret firmën pro ose kundër të presidentit.

Sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, socialistët kanë paralajmëruar se amendamentet do t’i propozojnë në komisionet e përhershme për të kërkuar më pas votën edhe në seancën parlamentare.