FOTO/ Zhaklina "thumbon" Ori Nebiajn?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2024, 19:17
Është konfirmuar tashmë se dy opinionistët e këtij sezoni të spektaklit televiziv “BBV” do të jenë Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari.
Teksa ky i fundit ruajti postin e tij edhe këtë vit, Ori "zuri vendin" e Zhaklin Lekatarit, emrin i së cilës po ashtu përflitej pak kohë më parë.
Mirëpo ndjekësit kanë aluduar se edhe vetë aktivistja është “mërzitur” paksa me vendimin e produksionit.
Postimi i saj i fundit në rrjetin social "Instagram" duket si një thumb për Orin dhe produksionin, që nuk e dha këtë post me meritokraci.
“Meritokracia. Kjo fjalë e panjohur në vendin tonë”- shkruan Zhaku, duke na futur në dyshime.

