Ilir Shaqiri zbulon EMRAT e dy prej pjesëmarrësve më të fortë të këtij edicioni

 

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit "Pardon My French", balerini i njohur Ilir Shaqiri pavarësisht profesionit, ka komentuar gjithashtu edhe reality show-n e njohur "BBV" që do të nisë mbrëmjen e së shtunës, ku shpreh bindjen se Julian Deda dhe Romeo Veshaj do të jenë personazhet që do të përballen për çmimin e madh në finalen e madhe.

Kujtojmë se Shaqiri ka qenë banor i edicionit të parë të këtij formati ku fitoi edhe çmimin e madh.

“E kam parë listën dhe me thënë të drejtën thashë nëse janë pjesëmarrësit apo rezultati final. Nga e gjithë ajo listë që doli njoh 5 ose 6 veta. Dhe të tjerët nuk I njoh sepse nuk na ka lidhur asgjë. Është një kast shumë i ndryshuar, me karaktere të ndryshme. E kam të qartë se kush do të jetë një lloj fërkimi shumë I fortë. E di që të dy do luftojnë fort për të arritur finale. Jul Deda dhe Romeo Veshaj”, deklaroi Ilir Shaqiri.