FOTO/ Jennifer Lopez poston videon e Aulona Mustës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2024, 17:14
Dita sot për gazetaren Aulona Musta nisi më bukur nga ç’pritej. Ajo ka realizuar një video me vajzën e saj Amarën, teksa kërcejnë me këngën virale të Jennifer Lopez “Can’t get enough”.
E duket se kjo i ka tërhequr vëmendjen këngëtares.
Jennifer ka pëlqyer videon e Aulonës në rrjetin social "Instagram" dhe e ka ripostuar në "story". Përbri kësaj Aulona shkruan: "Dita nis bukur kur shikon që te ka hedhur JLO në story dhe ka bërë like videon."


