Kryeministri i ri i Francës ndryshon kabinetin dhe emëron ish-partnerin e tij ministër të Jashtëm

Në krye të Ministrisë së Jashtme franceze do të qëndrojë 38-vjecari Stefane Sejourne. Bashkëpunëtori shumë i ngushtë i Macron, i cili ka qenë këshilltar i tij dhe eurodeputet. Por ajo që përbën lajm është se 38-vjeçari është ish-partner i kryeministrit të sapo emëruar Gabriel Attal.

Pasi bëri historinë duke u bërë kryeministri më i ri i Francës në moshën 34 vjeçare dhe i pari homoseksual i deklaruar në këtë post, Gabriel Attal po krijon kabinetin qeveritar!

Postin e shefit të diplomacisë franceze ia ka besuar pikërisht ish partnerit të tij 38-vjeçarin Stéphane Séjourné që do të zëvendësojë në post Catherine Colonna.

Kjo lëvizje e çon në dy numrin e homoseksualëve në qeverinë e Francës!

Séjourné është kreu i partisë së Rilindjes së Macron dhe udhëheqësi i grupit Reneë Europe të ligjvënësve liberalë pro-evropianë në Parlamentin Evropian.

Attal, e bëri publike lidhjen e tyre kur iu bashkua qeverisë së Macron në vitin 2018.

Të dy nuk e konfirmuan kurrë publikisht ndarjen e tyre, por në deklaratën e tij të tetorit drejtuar Autoritetit të Lartë për Transparencën në Jetën Publike, i cili përpilon deklarata nga zyrtarë të rangut të lartë për të regjistruar konflikte të mundshme interesi, Attal deklaroi se nuk kishte partner.

Ministrat e Brendshëm, të Financave, të Mbrojtjes dhe të Drejtësisë mbeten në vend, sipas deklaratës së presidencës franceze.

Anëtarët e qeverisë u pajtuan me vendimin e 34-vjeçarit Attal, i cili është kryeministri më i ri i Francës ndonjëherë.

Emërimi i Atat në krye të qeverisë së Francez është parë si një lëvizje e presidenti Emanuel Macron për ti dhënë një hov të ri presidencës së tij të përballur shpesh herë me kritika dhe sfida të forta!