Irani sekuestron një cisternë nafte amerikane në brigjet e Omanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2024, 07:50
Marina iraniane kapi një cisternë nafte në ujërat e Gjirit të Omanit pas “një urdhër gjykate” që autorizonte këtë veprim.
“Marina e Republikës Islamike të Iranit ka kapur një cisternë amerikane të naftës në ujërat e Gjirit të Omanit në përputhje me një vendim gjykate”, tha agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
Agjencia e Sigurisë Detare në Mbretërinë e Bashkuar (UKMTO) dhe kompania private Ambrey kishin njoftuar më parë se persona të armatosur me uniformë ushtarake kishin hipur në një cisternë nafte në Gjirin e Omanit.
Sekuestrimi ndodhi si hakmarrje për “vjedhjen” e naftës nga e njëjta cisternë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vitin e kaluar.

