Rritja e pagave në sektorin publik, ekspertja Llazo: Pagat e mësuesve janë të pamjaftueshme për kostot e jetesës

Ekspertja e Edukimit Ana Llazo në studion e lajmeve në “Ora Neës” deklaroi se pagat që ,marrin mësuesit në shkollat e vendit janë të pamjaftueshme për përballimin e kostove të shtuara të jetesës për ta.

“Paga që marrin është e pamjaftueshme dhe si e tillë mësuesit shpesh detyrohen të bëjnë dhe punë të dytë për mbulimin e nevojave ekonomike që ata kanë”, u shpreh ndër të tjera ekspertja Ana Llazo.

Ajo bëri me dije se në situatë të vështirë janë edhe gjimnazistët shqiptarë, kostot e arsimimit të tyre janë shumë të larta, dhe shumica e tyre nuk kanë mbështetjen e duhur ekonomike nga familjet e tyre.