Sulme ajrore ndaj Houth? Sunak thërret mbledhje urgjente të kabinetit britanik
Kryeministri britanik, Rishi Sunak zhvilloi një mbledhje urgjente me kabinetin qeveritar këtë të enjte, ku raportohet se informoi ministrat mbi sulmet e mundshme ajrore britanike dhe amerikane kundër rebelëve Houthi në Jemen.
Sunak informoi ndër të tjera liderin e opozitës zyrtare, Keir Starmer , për veprime të mundshme ushtarake, siç theksojnë mediat britanike.
Më herët ministri britanik pati një bisedë telefonike me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.
Sipas deklaratave, të dy udhëheqësit shprehën shqetësimin e tyre të thellë për sulmet e Houthi-ve ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, ndërsa diskutuan ndikimin që këto sulme do të kenë në transportin global, përfshirë Kanalin e Suezit.
Kryeministri britanik tha se vendi i tij do të vazhdojë të ndërmarrë veprime për të mbrojtur lirinë e lundrimit dhe për të mbrojtur njerëzit në det.


