VIDEOJA që “po bën namin”/ “Nuk flas me Ledion Liçon” – Si bënte ironi Arbana Osmani kur pyetej se “BB” do e drejtonte ai që sot është realitet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2024, 22:25
Në reagimin e parë pasi u konfirmua se nuk do të prezantojë sezonin e tretë të “Big Brother VIP Albania”, dhe në vend të saj do të jetë Ledion Liço, moderatorja Arbana Osmani theksoi se do të rikthehet në ekran së shpejti.
Për situatën në fjalë në rrjet po qarkullon me shpejtësi një video të titulluar: “Dikur bënte ironi, sot realitet...” të një interviste që Arbana ka dhënë vite më parë në emisionin e moderuar nga Ermal Mamaqi, ku ajo shfaqet duke bërë ironi kur u pyet se në vendin e saj në drejtimin e spektaklit, në atë kohë jo me personazhe VIP, do të ishte pikërisht ai që sot ia zënë vendin, Ledion Liço.
