Do të ketë martesë? Kledi Hysa rrëfen "planet" e 2024-ës

Prej kohësh tashmë, lidhja e dashurisë mes Kledi Hysës dhe Evi Reçit është bërë zyrtare. Ish-banori i “Big Brother VIP” dhe moderatorja dhe këngëtarja, me sa duket kanë plane për të hedhur hapa të rinj në vitin 2024.

Ndonëse janë përpjekur që ta jetojnë jashtë vëmendjes së publikut historinë e tyre, Evi dhe Kledi e kanë pasur të vështirë “të shpëtojnë” pa u vënë re. Jeta mes Shqipërisë dhe Austrisë, aty ku jeton prej vitesh Kledi, ka bërë që çifti të vendosin për një hap të sigurt në marrëdhënien e tyre.

Po çfarë thotë Kledi për këtë? I ftuar në një lidhje në Skype nga Austria për “Ftesë në 5” pasditen e sotme, i pyetur çfarë do të ketë të re gjatë këtij viti për raportin e tij të dashurisë, Kledi u përgjigj: “Do të ketë surpriza…”

Po çfarë nënkupton kjo përgjigje? A do të ketë një fustan të bardhë? Një shtatzëni? Një propozim? Një emision bashkë ndoshta?

Të gjitha këtyre dyshimeve, Kledi nuk u kthen asnjë përgjigje. Ai vazhdon me të njëjtën deklaratë si më lart: “E thashë, do të ketë surpriza…” – përforcoi ai, pa dashur të zbulojë asgjë më shumë:

“Brenda 12 muajve do të merret vesh…” – tha Kledi në fund, por me gjithë këmbënguljen e Bietës për kohën e surprizave, nuk deshi të tregojë nëse do të zbulohet brenda 1 muaji (propozim për Shën Valentin), brenda 6 muajve (dasmë në verë) apo brenda 9 muajve (një fëmijë mbase?)