Dialogu Kosovë-Serbi, Abazi: Nuk do ketë rinisje të re, do jetë vazhdimësi e procesit nga vitet e kaluara

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi në një intervistë në Ora News foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Abazi u shpreh se nuk do ketë ndonjë rinisje të re të dialogut por do jetë vazhdimësi e procesit nga vitet e kaluara.

Abazi: Nuk mund të ketë ndonjë rinisje të re, do jetë një vazhdimësi e procesit nga vitet e kaluara.

Ne kemi hyrë në një ekuacion të vështirë të dialogut me Serbinë duke pranuar marrëveshjen në Bruksel dhe aneksin në Ohër.

Shenjat e para të implementimit janë pranimi i targave edhe nga ana e Serbisë edhe nga ana e Kosovës.

Tani sigurisht që trysnia do vazhdojë të rritet posacërisht para zgjedhjeve në BE.