“Rreziku i sulmeve nga Serbia”, Lutfi Haziri: Deklaratat e Kurtit dhe Osmanit, për të fshehur dështimet

Tentativa për të fshehur dështimet e brendshme i ka cilësuar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, deklaratat e presidentes dhe kryeministrit për sulme të mundshme nga Serbia. Por kësaj cështje, Lutfi Haziri  ndan qëndrimin se  Serbia vazhdon të jetë një burim destabilizimi në Ballkanin Perëndimor.

Përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga dështimet e brendshme i cilëson Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaratat e krerëve të shtetit për rrezikun e sulmeve të mundshme nga Serbia.

“Kur harxhohen mjetet tjera, kryengritjet kanë qenë legjitime por edhe të flasësh pas 24 viteve pas fitores së luftës së madhe çlirimtare edhe të rezistencës paqësore që e kemi pas përmes NATO-s këtë rast, për luftë është më shumë më kamuflua probleme të brendshme, është mbi fatkeqësitë që ka Mitrovica si komunë amë me krejt regjionin e vet deri në kufi me Serbinë, kjo më së shumti frikëson njerëzit në mërgim, investitorët e edhe bizneset sepse kur përmend çdo ditë luftë sikur ajo që thuhet se ‘çka i lutesh zotit mundet edhe me ta dhanë’”, ka thënë Haziri.

Megjithatë Haziri thekson për ekonomia Online se Serbia vazhdon të jetë një burim destabilizimi në Ballkanin Perëndimor.

Haziri ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë, zanafillën e ka nga bojkoti i zyrtarëve serbë dhe nga protestat e dhunshme në fillim vitin e kaluar.

“Rebelimi, kryengritja duke krijuar rrethana të reja, kontrolle mbi territorin, kanë kopjuar diçka nga e kaluara e shqiptarëve të Kosovës, sepse nëse e kujtojmë ata kanë filluar me rezistenca paqësore protesta bllokim rrugësh, rezistencë që bashkësia ndërkombëtare filloi me i ‘legjitimua’, për shkak të kërkesave politike, bojkoti, ne nuk jemi larguar me 3 shtator kur kemi bërë protestë në atë kohë, e këta nuk mundën me e mbajte më shumë se 6 muaj, sepse rezistencë nga janari deri në gusht degjeneroi në dhunë, sulmuan KFOR-in, njësinë hungareze e tjerat e filluan me u radaikalizu dhe në shtator ndodhi ataku terrorist të cilët u zënë në kurth sepse u parandalua u eliminuan, sepse ata që shpëtuan janë në ndjekje disa në burg, disa në varr, e disa në ndjekje”, tha Haziri.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti sikurse zyrtare të tjerë të lartë të Kosovës në vazhdimësi kanë folur për sulme të mundshme nga Serbia në veri të vendit, duke theksuar institucionet në vend kanë marrë masa për çdo skenar .