Demiraj: Objektivi i Izraelit ende i paqartë kundër Hamasit në Gaza, dështuan me objektivat

Në një intervistë për Ora News, koloneli Dritan Demiraj u shpreh se pavarësisht deklaratave të qeverisë së Netanjahut, objektivi i Izraelit është i paqartë në raport me Gazën.

Ai shtoi se militantët e Hamasit dhe xhihadi islamik janë më dhjetëra mijëra dhe janë nën tokë. Shakku pse Izraeli po intensifikon luftën,

Demiraj: Pavarësisht deklaratave të qeverisë së Netanjahut, objektivi i Izraelit është i paqartë në raport me Gazën. Kjo është e vështirë për shumë arsye. Militantën e Hamasit dhe xhihadi islamik janë më dhjetëra mijëra dhe janë nën tokë. Shkaku pse Izraeli po intensifikon luftën, por bëhet me qëllim që të dërgojë një mesazh që janë të fuqishëm dhe nuk pranojnë me grupe jo shtetërore.

Strategjia e Izraelit bazohet në 3 shtylla: deterenca që ka dështuar tashmë më datë 7 tetor. E dyta është paralajmërimi për luftë dhe së treti fitore ushtarake deçizive. Duket se kanë kaluar në këtë shtyllë të tretë.