Mourinho kandidat për të marrë drejtimin e Brazilit, por pret përgjigje nga Friedkin

Jose Mourinho deklaroi se nuk do të fliste më për të ardhmen, por situata më sa duket ka ndryshuar pasi Carlo Ancelotti refuzoi stolin e Brazilit, më saktë rinovoi kontratën e tij aktuale me Real Madrid.

Në kushte të tilla, drejtuesit e Brazilit kanë kthyer vështrimin nga Jose Mourinho duke vendosur kontrate me përfaqësuesin e tij, Jorge Mendes. Sipas Corriere dello Sport, Mourinho i ka kthyer një përgjigje: “Për momentin nuk mundem, jam në kontratë me Romën, më pas mund të shohin”.

Portugezi pret një vendim nga ana e presidentit të Romës, por situata nuk është e qartë as në të radhët e Brazilit ku së fundmi presidenti i Federatës është shkarkuar për parregullsi në zgjedhjet e fundit, ndërsa po kalojnë një moment të vështirë edhe në kualifikueset e Kupës së Amerikës.