Britney Spears heq dorë nga muzika: Është koha që unë të mos jem ajo që duan të tjerët
Britney Spears nuk ka mundur të mos reagojë ndaj zërave se ajo po bën një album të ri muzikor, po tekste nga të tjerë yje të popit.
42 vjecarja lajmëroi fansat se nuk ka ndërmend të vijojë me karrierën muzikore.
Britney Spears ka mohuar raportet e Page Six dhe The Sun që pretendojnë se yjeve të popit Charli XCX dhe Julia Michaels u është kërkuar të shkruajnë këngë për një album të ri të këngëtares.
Rolling Stone citoi gjithashtu një burim që thoshte se “Për momentin, Spears nuk është aktive në regjistrime, por ata po i ia bëjnë gati tekstet për t'ia paraqitur.”
Këngëtarja i hodhi poshtë pretendimet.
"Për të qenë të qartë, shumica e lajmeve janë plehra !!! Ata vazhdojnë të thonë se po i drejtohem njerëzve të rastësishëm për të bërë një album të ri… Unë nuk do të kthehem kurrë në industrinë e muzikës!!!”
Në vend të kësaj, ajo tha se kishte shkruar më shumë se 20 këngë për artistë të tjerë gjatë dy viteve të fundit.
“Kur shkruaj shkruaj për qejf ose shkruaj për të tjerët! Unë jam një tekstshkruese e fshehte dhe sinqerisht më pëlqen në këtë mënyrë!”
Asnjë këngë e shkruar nga Spears nuk është bërë publike, gjë që do të thotë se 42-vjeçarja përdor një pseudonim kur shkruan për të tjerët.
Spears nuk ka publikuar më një album të plotë që nga viti 2016.
“Është koha që unë të mos jem dikush që të tjerët duan; është koha të gjej vërtet veten.”
Ajo shkroi se pavarësisht një bashkëpunimi me Elton John, për momentin nuk është fokusi i saj të vijojë me karrierën muzikore.
