“Intimitete kolegësh”/ Spikerja flet për të ftuarit “e vështirë” në studio dhe ato të komplimenteve pas kuintave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2024, 07:42
Në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, spikerja e lajmeve Siklajda Shorja tregoi mbi marrëdhënien e saj me të ftuarit “problematikë” që ajo fton në edicionet e lajmeve.
“Kur e mendon janë aq shumë saqë realisht nuk i mbaj mend, thjesht vetëm ato që kur kam ardhur në fillimet e mia në Ora News. Nuk mendoj se ka pasur të ftuar që mund të ma ketë bërë situatën e vështirë.
Sa i përket situatave janë pa fund, por nuk e kam një emër se cili është problematik”, tha Shorja.
Ndërkaq, ajo do të pyetej më tej edhe për ndonjë të ftuar “xhentëlmen” që mund të t’i ketë bërë komplimente.
“Jo nuk ka të tillë që mund ta kenë tepruar, komplimente normalisht që ka, por jo që të teprohet. Pra, asgjë përtej profesionalizmit”, tha ajo.

